Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTelekomi vë në shitje dy “Range Rover” dhe 81 automjete tjera, huqje...

Telekomi vë në shitje dy “Range Rover” dhe 81 automjete tjera, huqje në ofertim

Telekomi i Kosovës ka nxjerrë në shitje, përmes ofertës publike, një numër të madh të automjeteve të përdorura. Oferta për blerjen e këtyre automjeteve do të jetë e hapur deri më 13 dhjetor 2021.

 

Veturat e llojit “Rangerover” që e ngisnin kryshefat ekzekutivë dhe njërën prej tyre drejtori i bordit të Telekomit kanë dal në ankand publik. Kjo për arsye se kostoja e mirëmbajtes së tyre është shumë e kushtueshme. Çmimi filelstar i këtyre dy automjeteve do të jetë 12 mijë euro për njërën.

Përpos kësaj, në ankand kanë dal edhe veturat të cilat që disa vite janë jashtë përdorimit e që ndodhen në autoparkun e ndërmarrjes, në afërsi të zonës ekonomike në Fushë Kosovë.

Parashihet të shiten gjithsej 83 automjete, të llojeve: Iveco CisternaML140E24W,  Iveco Cisterna ML120E18 5.15TON, RANGE ROVER, CADDY 1.9,  Renault M. KARAVAN  1870 Dci , Nisan Terranto 2664, Nissan Pickup  2.5Di4X4 2488, Iveco Kamionette 2798, Vossvagen Bora1896,  PeuogotT 406,  Popo Clasic 1896.

Siç shihet në ankandin e publikuar, 79 prej këtyre automjeteve janë krejtësisht të amortizuara dhe shumica prej tyre janë jashtë përdorimit që nga viti 2015, ndërsa katër automjete janë në gjendje të mirë.

Lajmi.net ka mësuar se viti  i prodhimit të 81 automjeteve është prej 2000 deri 2005, ndërsa dy automjete (Range Rover) janë me vit të prodhimit 2009.

Mësohet se vlera e blerjes së këtyre automjeteve ka qenë 1,340,910.94  euro, kurse vlera e parashikuar për shitje është 79,377.00 euro.

Zyra për Informim e Telekomit të Kosovës ka qenë jo transparente në publikimin më të hollësishëm të detajeve lidhur më këtë ankand, pasi nuk ka pranuar të kthej përgjigje në interesimin e lajmi.net për ketë çështje.

Madje, zyrtarët e prokurimit të kësaj ndërmarrje kanë bërë edhe gabime në ofertimin e publikuar në KRPP, pasi kanë shkruar se në ankand do të shiten vetura të reja (të pa përdorura).

Ndonëse 79 automjete janë në gjendje të amortizuar, nga fotografitë e publikuara, shihet se në to ka pasur ndërhyrje të më hershme, duke iu hequr në tërësi motori apo edhe pjesë tjera. /Lajmi.net/

    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments