Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti thotë se e mbështet procesin e Berlinit, Abazoviq s’e sheh “Open...

Kurti thotë se e mbështet procesin e Berlinit, Abazoviq s’e sheh “Open Ballkan” si pengesë për integrim në BE

Tri vendet që nuk e kanë mbështetur Ballkanin e Hapur diskutuan rreth nismës në një konferencë online. Diskutimi se a është “Open Ballkan” një devijim i integrimit në Bashkimit Evropian apo një nismë që përshpejton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së, mblodhi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq

Kryeministri Kurti tha se Kosova e mbështet procesin e Berlinit, aty ku të gjitha vendet janë të barabarta.

Synimi i Malit të Zi është t’i bashkohet BE-së, ne nuk po kërkojmë diçka që i ngjan BE-së, çdo gjë që ngjan si zëvendësim i saj është i rrezikshëm për vendin. Por gjithsesi nuk e shoh “Open Ballkan” si një mënyrë që mund të shkatërroje këtë synim. Po e shoh në një mënyrë tjetër që mund të ndihmojë në integrimin europian. Sepse kemi nevoje të rrisim besimin, te kemi më shumë sukses, dhe që të mos ketë shumë barriera”, tha Abazoviq.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments