Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKrimet Ekonomike “zbarkojnë” në Istog, arrestohen katër punëtorë të komunës

Krimet Ekonomike “zbarkojnë” në Istog, arrestohen katër punëtorë të komunës

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të inicuar nga sektori i krimeve ekonomike.

 

Vetëm në Istog janë arrestuar katër zyrtarë komunalë, punëtorë në Drejtorinë e Bujqësisë së kësaj komune.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo që nuk janë dhënë detaje të zgjeruara apo konkrete.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Arrestimet në komunën e Istogut i ka konfirmuar edhe nënkryetari, Agim Ademaj.

Ai ka thënë se policia s’ka dhënë asnjë informacion apo detaj në lidhje me këto veprime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments