Dy gjigantët anglez janë duke u përballur mes vete në kuadër të xhiros së 14-të.
Pjesa e parë e duelit mes Man Utd dhe Arsenalit është mbyllur me rezultat 1-1.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar më shumë në kërkim të golit të epërsisë.
Nuk vonoi shumë dhe ‘Topwinjtë’ gjetën golin e avantazhit në min e 13′ përmes Emile Smith Rowe.
Goli fillimisht u rishikua në ‘VAR’ për një faul të mundshëm në portierin David De Gea, por pas disa minutash rishikim goli u pranua.
Në vazhdim vendasit morën iniciaitivën e lojës dhe nisën sulmet për të gjetur golin e barazimit.
Krejt në fund të pjesës së parë ishte Bruno Fernandes ai që shënoi në min e 44′ për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin 45 minutat e dyta të këtij derbi.