Alexander Schallenberg njoftoi sot se do të largohet nga posti i kancelarit austriak sapo Partia e tij Popullore konservatore të binte dakord për liderin e saj të ardhshëm.
Ky njoftim i Schallenberg erdhi disa orë pasi Sebastian Kurz bëri të ditur se po largohej nga politika përgjithmonë.
“Nuk është qëllimi im dhe nuk ishte qëllimi im të marr përsipër funksionin e liderit të partisë së Partisë Popullore”, Schallenberg tha në Twitter.
“Unë jam i bindur i mendimit se të dy zyrat – kreu i qeverisë dhe lideri i partisë me numrin më të madh të votave në Austri – duhet të ribashkohen shpejt [në një person]”.
Schallenberg kishte marrë postin e kancelarit në tetor nga Kurz, i cili dha dorëheqjen si lider i vendit, por fillimisht mbeti kreu i partisë mes një hetimi korrupsioni mbi akuzat se ai përdorte paratë publike për të korruptuar anketuesit dhe gazetarët – akuza të cilat ai i mohon.
Kurz tha sot se do të largohet krejtësisht nga politika, duke thënë se kishte në plan të kalonte më shumë kohë me djalin e tij të porsalindur dhe duke përmendur gjithashtu barrën psikologjike të hetimit në vazhdim.