Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSpecializantët kërkojnë paga nga qeveria në mënyrë që të mos ikin nga...

Specializantët kërkojnë paga nga qeveria në mënyrë që të mos ikin nga Kosova

Uran Halimi, përfaqësues i Këshillit të Specializantëve ka paralajmëruar protesta nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për t’u paguar për punën që bëjnë.

Halimi  me Arsim Lanin, ka thënë se kërkojnë që të kalojnë nga kategoria me vetëfinancim në kategori të rregullt e të paguhen për kujdestarit.

Sipas tij, janë 600 specializantë me financim.

“Protesta arriti inpaktin që ne synonim ta arrinim. Inpakti ynë ishte të arrinim numrin e specializantëve që kërkonin të drejtën tonë. Qëllimi i dytë ishte se patëm takim edhe me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe nesër na kanë ftuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Protesta ishte për dy kërkesat tona elementare, kërkesa e parë të kalojmë nga kategoria me vetëfinancim në kategori të rregulltë, dhe këkresa e dytë është të paguhen kujdestaritë të cilat detyrohemi që t’i mbajmë. Kolegët tanë kujdestarojnë 24-orë, kujdestarojnë vikendeve e festave e për këto nuk paguhen”, ka deklaruar ai.

Halimi ka treguar se vetëm gjatë këtij viti në 1 mijë e 300 specializantë, 170 prej tyre kanë ikur, ose janë në proces të ikjes nga Kosova.

Sipas tij, në 5 vitet e ardhshme do të mbesin vëtëm 300-400 specializantë.

Ai tutje ka thënë se bëjnë punën e njëjtë me specializantët e rregullt, por që nuk paguhen si ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments