Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGërvalla i referohet gabimisht gjeneralit Reinhardt si “Komandanti i parë i KFOR-it...

Gërvalla i referohet gabimisht gjeneralit Reinhardt si “Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë”

Pas një kohe të shkurtër, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, iu është rikthyer gabimeve.

Në një postim me rastin e vdekjes së gjeneralit gjerman Klaus Reinhardt, Gërvalla i është referuar gabimisht këtij të fundit si “komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë”

Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, thuhet në postimin e ministres Gërvalla.

Megjithatë një gjë e tillë është e pasaktë. Komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë ka qenë britaniku, Michael Jackson, pozitë të cilën e ka mbajtur nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor 1999.

Një informacion i tillë gjendet edhe në faqen zyrtare të NATO-së, në të cilën janë të listuar të gjitha komandantët e KFOR-it në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

Klaus Reinhardt ka qenë komandanti i dytë i KFOR-it në Kosovë dhe ka shërbyer nga 8 tetori 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.

Faqja zyrtare e NATO-së ku gjenden emrat e Komandantëve të KFOR-it.

Se Reinhardt ka qenë komandanti i dytë e thotë edhe publicisti dhe gazetari Halil Matoshi. Ai ka publikuar në “Facebook”, momentin kur gjermani Reinhardt e ka marrë detyrën nga britaniku Michael Jackson.

Ndryshe ministrja Gërvalla disa herë ka ngatërruar flamujt e shteteve në postimet e bëra në twitter.

Publikimi i ministres Gërvalla në “Facebook”.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments