Skuadra e Chelseas është duke u përballur me Watfordin.
Ky duel u ndërpre për një moment në min e 13′ për një arsye të pazakontë.
Një tifoz i Watfordit pësoi atak në zemër, dhe këtë e vërejti i pari futbollisti i Chelseas, Marcos Alonso.
Ishte Alonsoi ai që lajmëroi gjyqtarin kryesor të ndeshjet për këtë rast, dhe më pas ndeshje u ndërpre për disa minuta.
Pas një pauze rreth 30 minutash, ndeshje ka filluar përsëri dhe Chelsea është duke avancuar momentalisht 0-1.