Saturday, November 23, 2024
HomeLajme“Ishte qesharake”, Berisha komenton marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve me...

“Ishte qesharake”, Berisha komenton marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve me Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

 

Marrëveshja parashikonte që banorët do kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë deri në 30 km në secilën anë të kufirit. Berisha e ka konsideruar qesharake këtë marrëveshje.

“Leja ishte qesharake. Qeveria shqiptare do bëjë gjithçka që dogana të largohet për qytetin e Kukësit, Hasin, Tropojën, Kukësin në Kalimash, për Nikaj Mërturin dhe zonën tjetër, por ju duhet dhe do qarkulloni pa doganë. Këtë nuk e bën një njeri shpirtkazmë si Rama. Po të kuptojë burimet e të ardhurave në këto zona, kjo është një gjë e domosdoshme. Në 2013 kur erdhi në qeveri si akt ndëshkimi në zonën e Tropojës hoqi 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Kjo e doganës do të merret parasysh. Rruga e Alpeve po se bëri PD nuk e bën askush atë rrugë, padiskutim që do bëhet”, u shpreh Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments