Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Trumpi u infektua me Covid disa ditë përpara debatit të Bidenit”

“Trumpi u infektua me Covid disa ditë përpara debatit të Bidenit”

Në një libër të ri që kujton kohën e tij në Shtëpinë e Bardhë, shefi i fundit i shtabit presidencial itë Donald Trump zbulon se presidenti i parafundit i SHBA-së rezultoi pozitiv me Covid-19 para debatit të tij të parë me Joe Biden – jo pas tij, siç pretendohej në atë kohë, shkruan Indipendent.

Një fragment nga Shefi i Shefit i marrë nga The Guardian ofron rrëfimin e Mark Meadows për sagën, e cila e pa Trumpin të shtruar në Qendrën Mjekësore Walter Reed për disa ditë pasi simptomat e tij u përshkallëzuan

Sipas Meadows, më 26 shtator, mjeku i Shtëpisë së Bardhë u përpoq më kot ta ndalonte Trumpin të ngrihej për një tubim në Pensilvani, kur rezultati pozitiv i Covidit erdhi. Në atë kohë, Trump po përjetonte simptoma të lehta dhe dyshonte se ishte ftohur.

Meadows shkruan se ai vetë e thirri Trumpin për t’ia dhënë lajmin.

Pas rezultatit pozitiv, Trump u testua përsëri duke përdorur një pajisje më të përditësuar dhe këtë herë doli negativ; megjithatë, Meadows shkruan se ai “udhëzoi të gjithë në rrethin e tij të ngushtë që ta trajtonin atë sikur të ishte pozitiv” ndërsa Trump udhëtonte për në mitingun e Pensilvanisë.

eadows dhe Trump

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments