Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij.
Ai tha se kushdo, pra secili shqiptar që shkon për vizitë në Londër, ai e mirëpret.
“Ka shumë që kanë qenë mysafirë te unë në Londër. Kushdo që vjen e mirëpres. Një prej mysafirëve ka qenë edhe kryeministri Kurti”, tha Rama në Kanal10.