Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaCertifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Prizren

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Prizren

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prizrenit dhe Kllokotit.

 

Megjithëse, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Alim Rama, kërkoi që certifikimi për Prizrenin të shtyhet për shkak se kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.

“Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme dhe për shkaqe administrative nuk mund të certifikojmë rezultatet për Prizren”, tha ai.

Këtë e kundërshtoi anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, i cili tha se një gjë e tillë është mohuar nga Gjykata Supreme.

Edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se nga Gjykata Supreme nuk e kanë konfirmuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments