Në mbledhjen e mbajtur sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor është certifikuar rezultati për Kryetar të Komunës së Kllokotit.
Në këtë komunë për katër vitet e ardhshme do të udhëheqë, Vladan Boganoviq.
Ndryshe tashmë janë zyrtarizuar rezultatet zgjedhore për të gjitha komunat, duke përjashtuar këtu atë të Dragashit.
Pak ditë më parë është marrë vendim që banorët të cilët jetojnë jashtë nga kjo komunë të votojnë edhe një herë, në mënyrë që të zgjidhet kryetari i tyre për katër vitet e ardhshme