Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMehaj tregon se ku do të emërohet Rama pas lirimit nga pozita...

Mehaj tregon se ku do të emërohet Rama pas lirimit nga pozita e komandantit të FSK-së

Një ditë pasi u lirua nga detyra, ish-komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, është pritur në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

 

Takimin e bëri të ditur Mehaj me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa njoftoi edhe për emërimin e tij në RACVIAC.

“Pas lirimit nga detyra e Komandantit të FSK-së, sot në zyrën time prita Gjeneral Rrahman Ramën. Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar Mehaj në ‘Facebook’.

RACVIAC është Qendra për Bashkëpunim në Siguri në Kroaci, pjesë e së cilës Kosova është që nga viti 2014.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments