Me qëllim që të analizohet situata aktuale në të gjitha sektorët dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e Pagave dhe për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovë do të mbaj nesër në orën 09:00 takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave , anëtare të BSPK-së.
Sipas BSPK’së, në këtë takim pas një debati të hapur e konstruktiv do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale, të cilat sipas tyre, do të kenë përkrahjen e fuqishme të kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së.
Takimi do të mbahet në selinë e BSPK-së.