Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o është optimist për të ardhmen e sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe.
Mbappe u rendit i nënti në garë për Topin e Artë, të cilin e fitoi Lionel Messi për herën e shtatë në karrierë.
Por, Eto’o beson që Mbappe do jetë më i miri në botë për 10 ose 15 vitet e radhës.
‘Mbappe po vjen në kohën e duhur. Messi dhe Cristiano, dy Zotat e futbollit, janë në fund të karrierës shkaku i moshës dhe Mbappe po vjen”.
“Pres që të jetë lojtari më i mirë në botë për 10 ose 15 vitet e radhës. Ka gjithçka që e bën unik dhe futbollit i duhet pas këtyre dy përbindëshave”, deklaroi ai.
Ndërkohë, e ardhmja e Mbappe vazhdon të jetë në dyshime, me Real Madridin që shihet si destinacioni i radhës.