Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se mbrojtësi Gabriel ka mbetur i shokuar pas një përpjekje për vjedhje në shtëpinë e futbollistit.
Hajdutët e ndjeken mbrojtësin deri në shtëpi dhe i kërkuan çelësat, telefonin dhe orën sapo doli nga makina ‘Mercedes’.
Por, braziliani luftoi me një shkop të bejsbollit, duke i goditur hajdutët, para se të përfundojë njëri prej tyre në tokë.
Arteta lavdëroi qendërmbrojtësin për trimërinë e treguar duke thënë “Nuk është gjë e mirë kur këto gjëra të ndodhin kur familja është e përfshirë dhe janë duke provuar të hynë në shtëpi”.
“Gabi tregoi shumë karakter. Duhet të shohësh reagimin që kishte menjëherë. I lumtë djalit. Pas kësaj ishte mirë”.
“Ishte i shokuar dhe këto janë disa gjëra që do donte t’i parandalonte që të mos ndodhin”, tha ai.
Ndërkohë, Arsenalin të enjten e pret një sfidë e vështirë ndaj Manchester United.