Ylli i PSG-së, Lionel Messi të hënën e kaluar arriti të fitojë Topin e Artë për herën e shtatë në karrierë.
Portugezi për herë të parë që nga viti 2008, mbeti jashtë top pesë, gjë që ishte rekord negativ për të.
Por, jo të gjithë mendojnë se Messi e ka merituar këtë Top të Artë për herën e shtatë në karrierë.
Një nga tifozët e Cristiano Ronaldos ka publikuar një postimi në Instagram, ku përmend të gjitha rekordet që i vendosi portugezi për vitin 2021.
I njëjti shton se Ronaldos i është ‘vjedhur’ Topi i Artë për vitin 2021 dhe dhuruar Lionel Messit.
E mesa duket kështu mendon edhe vetë ylli i Man Unitedit që pëlqeu postimin e plotë, derisa edhe i komentoi “Fakte”.
Ndërkohë, në renditjen për Topin e Artë, pozitën e dytë e zuri Robert Leëandoëski, derisa të tretin Jorginho.