Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar i kishte marrë disa dyer nga ankuesi në vlerë prej 12 mijë eurove, të cilat nuk i kishte paguar sipas marrëveshjes.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 17:40, në Prishtinë.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.11.2021-17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte marr disa dyer nga ankuesi në vlerë 12 000€, të cilat nuk i kishte paguar sipas marrëveshjes. I dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.