Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje para nisjes së ceremonisë për Topin e Artë.
Raportohet se Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë, derisa këtë e pohoi edhe Romano.
Gjatë kohës sa ishte drejtpërdrejt në “Twitch”, Romano tha se tashme ndjesia që argjentinasi të fitojë Topin e Artë është duke u rritur.
“Ka ndjenjë të rritur se Messi është fitues i Topit të Artë dhe që Lewandowski do e fitojë çmimin e ri që u njoftua sot”.
Pra, polaku do e fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në botë.