Lionel Messi gjatë ditës së sotme (e hënë) e mori çmimin të cilin e fitoi sezonin e kaluar kur u shpall golashënuesi më i mirë i La Ligës.
Lionel Messi e kishte fituar trofeun ‘Pichichi’ të La Liga-s për herë të tetë dhe sezonin e pestë radhazi, pasi e përfundoi sezonin 2020-21 me 30 gola.
Argjentinasi fitoi çmimin përpara se të kalonte në verë tek PSG pas një kohe të gjatë tek klubi spanjoll.
Messi u paraqit në 35 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar, duke regjistruar 30 gola e nëntë asistime.
Golat e Messit erdhën nga gjithsej 196 goditje, 27 nga e majta, një nga e djathta dhe dy nga koka.
Tre nga golat erdhën nga penalltia dhe tre nga goditjet e lira. Në përgjithësi, Messi shënoi mesatarisht një gol çdo 101 minuta në sezonin e ligës 2020-21.
🐐 Messi with his 8th Pichichi Award
🥇09/10 – 34 Goals
🥇11/12 – 50 Goals
🥇12/13 – 46 Goals
🥇16/17 – 37 Goals
🥇17/18 – 34 Goals
🥇18/19 – 36 Goals
🥇19/20 – 25 Goals
🥇20/21 – 30 Goals pic.twitter.com/pzO9DI9MVn— A D I L (@Barzaboy) November 29, 2021
Messi ka fituar këtë çmim më shumë se çdo lojtar tjetër në histori të La Ligas.
Most Pichichi trophies (LaLiga top goalscorer)
Lionel Messi: 8️⃣
Telmo Zarra: 6️⃣
Di Stefano: 5️⃣
Quini: 5️⃣
Hugo Sanchez: 5️⃣
Ferenc Puskas: 4️⃣
Garate: 3️⃣
Langara: 3️⃣
Cristiano Ronaldo: 3️⃣ pic.twitter.com/nRzwFfknf5— MessiTeam (@Lionel10Team) November 29, 2021