Saturday, November 23, 2024
HomeShëndetësiKëto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga tiroidja

Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga tiroidja

Mos i ndani nga tryeza!

 

Tiroidja është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin. Gjenetika, stresi, ndotjet e ambientit, të gjitha këto ndikojnë te funksionimi i saj.

Dieta ushqimore gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, megjithatë ky faktor mund të kontrollohet lehtësisht. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që janë të mira për tiroidet.

• Kosi : Kosi është një burim i mirë i jodit. Tiroidet kanë nevojë për jod që të funksionojnë siç duhet . Nëse nuk merrni mjaftueshëm jod, ju rrezikoheni të prekeni nga hipertiroidizmi.

• Frutat e thata : Frutat e thata janë të pasura me një ushyqes që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroideve: seleni. Seleni është i mirë për tiroidet, megjithatë nuk duhet ta teproni më të, pasi shkakton rënie të flokëve, erë të keqe në gojë, thyerje të thonjve, madje edhe probleme me zemrën.

• Qumështi : Duke pirë 1 filxhan me qumësht lope në ditë, ju do të konsumoni 1/3 e sasisë së nevojshme të jodit që duhet të merrni çdo ditë.

• Peshku : Peshqit janë një tjetër burim i mirë i jodit. Kërkuesit shkencorë kanë zbubluar se njerëzit që jetojnë në male dhe nuk kanë det afër janë më të rrezikuar të vuajnë nga tiroidet. Rreth 80 gr merluc i pjekur përmban rreth 0.099 miligramë jod, apo 66% të sasisë së rekomanduar në ditë. Peshku ton është një tjetër opsion i mirë: rreth 80 gramë nga ky peshk përmban rreth 0.017 miligramë jod, ose 11% të sasisë së rekomanduar. Ky lloj peshku është i pasur gjithashtu me selen.

• Veza : Një vezë përmban rreth 16% të jodit dhe 20% të selenit që na duhen në ditë, prandaj është ushqimi i duhur për personat që vuajnë nga tiroidet.

• Luleshtrydhet : Ushqimet që janë të pasura me antioksidues janë gjithashtu të mira për tiroidet. Luleshtrydhet, manaferrat dhe boronicat e kuqe renditen si ushqimet më të pasura me antioksidues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments