Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLokalet shfrytëzojnë natën e fundit para mbylljes, organizojnë me të madhe ndeja...

Lokalet shfrytëzojnë natën e fundit para mbylljes, organizojnë me të madhe ndeja me shumë të ftuar

Që nga nesër, në Kosova do të jenë në fuqi masat shtrënguese anti-COVID të vendosura nga qeveria Kurti.

 

E natën e fundit para mbylljes, po e shfrytëzojnë me të madhe lokalet e natës në Prishtinë.

Një shumicë absolute e tyre, kanë shfrytëzuar rastin që në natën e fundit para se të hyjnë në fuqi masat rigoroze të qeverisë, të organizojnë ndeja e ahengje.

Madje shumë prej tyre, kanë të ftuar edhe këngëtarë të njohur të estradës.

Ndryshe, sektori i gastronomisë që nga fillimi ka kundërshtuar ashpër masat e vendosura nga qeveria e Kosovës që ua ndalon atyre punën normale deri më 18 prill.

Ky sektor ka qenë më i godituri që nga fillimi i pandemisë, ku pavarësisht masave restriktive, mbështetja për ta nga institucionet ka lënë shumë për të dëshiruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments