Gjiganti spanjoll është duke u përballur me lëndime të shumë futbollistëve.
Skuadra e Barcelonës momentalisht ka tre sulmues që po vuajnë nga lëndimet: Martin Braithwaite, Sergio Aguero dhe Ansu Fati.
Mungesat e shumta në repartin e sulmit kanë shtyerë drejtuesit e klubit ‘Blaugranë’ që të tentojnë transferimin e një sulmuesi në merkaton e dimrit.
Sipas ‘Goal’, gjiganti spanjoll është duke konsideruar transferimin e futbollistit të Baselit, Arthur Cabral.
Carbal po shkëlqen këtë edicion me ekipin e tij, ku ka realizuar 23 gola në 24 ndeshje të luajtura, duke bërë kështu që shumë ekipe të shprehin interesim për të.
Thuhet se Xavi ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e Cabral dhe klubi do të bëjë përpjekje maksimale për blerjen e tij në janar.
Çmimi i 23-vjeçarit llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro, ndërsa Barça duhet të shesë disa futbollistë fillimisht para se të tranferojë atë.