Saturday, November 23, 2024
HomeTjeraKuzhinaRizoto me kërpudha

Rizoto me kërpudha

6 filxhanë lëng pule
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 kg kërpudha shampinjon
1 qepë
1 ½ filxhan oriz
½ filxhan verë e bardhë
½ filxhan parmezan
4 lugë gjelle gjalpë
kripë dhe piper i zi

Përgaditja:

Lëngun e pulës ngroheni. Në një enë tjetër vendosini 2 lugë gjelle me vaj ulliri dhe aty fërgojini kërpudhat e prera në thela të holla., Pas skuqjes, kërpudhat largojini nga ena dhe tek tava shtoni edhe një lugë vaj ulliri dhe orizin e pastruar. Orizin skuqeni për afro 2 minuta e më pas shtojani verën e bardhë duke e përzier vazhdimisht.

Shtoni gjysmë filxhani lëng pule dhe përziejeni derisa të avullojë lëngu.Vazhdoni të shtoni nga gjysmë filxhani lëng pule derisa të zihet plotësisht orizi.

Në fund shtoni kërpudhat, gjalpën e parmezanin.Trazojini mirë dhe shërbejini.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments