Tri ndeshjet e mbetura të xhiros së 15-të janë shtyerë.
Drenica-Llapi, Ballkani-Malisheva dhe Gjilani-Drita ishin paraparë të luhen të mërkurën nga ora 13:00.
Megjithatë, pas tragjedisë ku humbën jeten shumë shqiptarë nga Maqedpnia e Veriut dita e nesërme është shpallur ditë zie në Kosovë.
Kështu edhe tri ndeshjet e parapara të luhet nesër, do të luhen një ditë më vonë pra të enjten.
FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur vendimin e marrë:
“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”.