Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi: Në fund të vitit 1997, UÇK i kishte 45 ushtarë në...

Latifi: Në fund të vitit 1997, UÇK i kishte 45 ushtarë në gjithë Kosovën

Profesori universitar Blerim Latifi shpjegon se si ndodhi mobilizimi i UÇK’së. Tha se në fund të vitit 1997 ishin vetëm 45 ushtarë.

“Kur ka ndodhur beteja e parë e UÇK’së në fshatin Llaushë në nëntor të vitit 1997 ku grupi i Adem Jasharit është konfrontuar për herë të parë hapur me njësitë policore serbe, unë isha student dhe kam shkuar në varrimin e mësuesit që u vra”, tregon Latifi.

“Kam pasur informatë nga njerëz të grupit të Adem Jasharit që thotë se: Na ja kemi nis por jemi pak”, shpjegon profesori.

“E përmend shifrën prej 45 vetash. Në krejt Kosovën në fund të vitit 1997 kanë qenë 45 deri në 50 ushtarë”, thotë Latifi.

“Me rënien e Adem Jasharit fillon një mobilizim i madh. Njerëzit që kanë qenë në LPK DHE Perëndim fillojnë me ardhë masivisht, me u kthy në Kosovë e me u vendos në zona të caktuara”, thotë Latifi.

“Dukagjini e Drenica ishin zona më të konsoliduara që ne i quanim zona të lira”, shtoi ai.

“Xhavit Haliti s’ka ardhë kurrë gjatë luftës në Kosovë. Po të kishte ardhur Xhaviti, mbase ai do të ishte udhëheqës”, thotë ai.

“Po flas në terma konkret të terrenit”, theksoi Latifi.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments