Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia arreston një person, vodhi 6 mijë e 500 euro dhe një...

Policia arreston një person, vodhi 6 mijë e 500 euro dhe një telefon në Mitrovicë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me 6500 euro dhe një telefon iPhone 6.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit të rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ku me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHON (6)”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Vjedhje e rëndë

Mitrovicë, 22 nëntor 2021

Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë, rast ky i raportuar muaj më parë në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit të rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ku me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHON (6).

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments