Kriza energjetike pushtoi botën dhe së fundmi, ajo po e afekton edhe Kosovën.
Me uljen e temperaturave është rritur kërkesa për shpenzim të lartë të rrymës që për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është në rritje rekorde prej 21 për qind.
Që kjo shifër të mos ngrihet tutje, KEDS-i ka filluar fushatën vetëdijësuese për kursim të energjisë.
Ky institucion sugjeroi që të evitohet ngrohja me rrymë, si dhe pajisjet që harxhojnë shumë të shfrytëzohen pas orës 22:00.
Edhe qytetarët duket se janë të informuar për pajisjet shtëpiake që po ‘i fryjnë’ faturat, por zor se mund të kursejnë.