Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar propozimvendimi për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm.
Kryetari i Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, Armend Muja, tha se komisioni që udhëheqë ka vendosur që auditorit të përgjithshëm të Kosovës ti caktohet paga 2800 euro.
“Niveli i pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës sipas pikës 1 te këtij vendimi zbatohet deri n ë miratimin e ligjit përkatës që rregullon pagat e funksionarëve të lartë publikë.” tha Muja
Tutje ai duke folur në emër të grupi parlamentarë i LVV deklaroi se e mbështesë fuqishëm këtë kërkesë, sipas tij të pazakonshme në Kosovë.
Avdullah Hoti nga grupi parlamentarë i LDK-së tha se e mbështete këtë propozimvendimin dhe se pret qe ai te mos i preke pagat e auditorëve tjetre brenda Zyrës kombëtare te auditorit. Kjo sipas tij sepse ata janë kuadër deficitar për institucionet publike.