Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaGjini me një publik të veçantë: Në vendin tonë s’duhet të ketë...

Gjini me një publik të veçantë: Në vendin tonë s’duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka publikuar një fotografi me një qytetar, për të cilin thotë se është djalë i jashtëzakonshëm.

 

Gjini shkroi se në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për diskriminim.

Ky reagim i Gjinit erdhi pasi së fundi u raportua për një ndodhi në Gjakovë, ku në një prej lokaleve në këtë qytet nuk u është shërbyer qytetarëve nga komunitetet.

E Gjini e përshkroi Florentin si një djalë të mirë dhe mbështetës të tij në zgjedhjet e fundit.

“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi. Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, ka shkruar Gjini.

Duhet përkujtuar që dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi u deklarua për rastin e ndodhur në Gjakovë, derisa bëri thirrje që një gjë e tillë të mos ndodhë.

E thirrjes së Krasniqit i është bashkuar edhe Vlora Çitaku nga PDK si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shumë zyrtarë të tjerë shtetërorë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments