Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKëshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë kanë nënshkruar Memorandum të mirëkuptimit për trajnimet e detyrueshme dhe trajnimet shtesë për prokurorë.

Ky memorandum, i cili u nënshkrua nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka për qëllim të përcaktojë kushtet, fushëveprimin e punës dhe përgjegjësitë e palëve lidhur me trajnimin e detyrueshëm dhe shtesë për prokurorët.

Fushëveprimi i këtij memorandumi përfshin trajnimin për prokurorët, të cilët vlerësohen me performancë të pakënaqshme dhe për këtë arsye rekomandohen për trajnim të detyrueshëm dhe trajnim shtesë.

Pas nënshkrimit, Kryesuesi Maloku dhe Drejtori Fejzullahu, thanë se ky memorandum i nënshkruar sot do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve.​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments