Sunday, January 19, 2025
HomeLajmeKosovaKryefamiljari i cili u rrah dje në një qendër tregtare në Prizren...

Kryefamiljari i cili u rrah dje në një qendër tregtare në Prizren thuhet të jetë në terapi për Leukemi

Një rast mjaftë i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në një prej qendrave tregtare në qytetin e Prizrenit.

 

Si fillim u raportua për një rrahje në mes personelit të sigurimit si dhe një familje, ku arsye kyçe thuhej të ketë qenë mos-vendosja e maskës.

Nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast deklaruan se janë shoqëruar në stacion policor katër person, ndërsa u raportua se njëri nga të përfshirët në rrahje u dërgua në spital.

Por gjatë ditës së sotme u bë e ditur se familja në fjalë janë nga komuniteti rom.

Avokati Arianit Koci ka shkruar së fundi se kryefamiljari rom i cili u rrah në këtë rast është në terapi kundër leukemisë.

“Kryefamiljari rom, që është rrahur nga sigurimi në një qendër tregtare në Prizren (shih videon në postimin e mëparshëm) – qenka në terapi kundër leukemisë!”, shkroi ai.

Duhet përkujtuar që në pamjet e publikuara dje dhe sot shihet se kjo përleshje ishte mjaftë e rëndë dhe kishte vazhduar deri në brendësi të objektit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments