Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeSot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje. Në rendin e ditës do të jetë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes “Hortikultura” për vitin 2020.

Po ashtu do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 e që kanë të bëjnë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe  Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+),si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Kryesia e Kuvendit në rend dite ka edhe pikën e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021 për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Përgatitjet për seancën plenare të radhës janë pika e pestë e rendit të ditës. Në seancën e re plenare, data e të cilës pritet të caktohet sot, do të jen:

Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Produktet Biocide, atij mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2022, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020, zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit pritet të fillojë në orën 11:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments