Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRruga për Graçanicë pa afat përfundimi

Rruga për Graçanicë pa afat përfundimi

Rruga e cila të lidh me Gjilanin, Graçanicën e Hajvalinë nga kryeqyteti është shndërruar në një kaos.

Kjo për shkak se në atë pjesë nuk është kompletuar e tërë infrastruktura rrugore.

Tollovia e shkaktuar, përveç tek shoferët ndikim të drejtpërdrejt ka edhe për banorët që jetojë në këtë pjesë.

“Na si banor të kësaj lagje e kena tepër të vështirë, pasi përveç pluhurit, rruga është e keqe aksidente bëhen çdo ditë”.

Kjo rrugë e cila po ndërtohet në kuadër të buxhetit për zgjerimin rrugës në drejtim të Graqanicës, është ndal në gjysmë, për ndaljen e punimeve Ministria e Infrastrukturës po e fajëson Komunën e Prishtinës, kështu ka thënë zëvendësministri Hysen Durmishi.

“Komuna e Prishtinës ende nuk e ka vendos variantin final të unazës, një variant i unazës është që unaza të kaloj prej Gorenjes në drejtim të Pallatit të Drejtësisë dhe një variant tjetër është që unaza do të vazhdoj në drejtim të Hajvalisë dhe aty tek Koha Ditore kthehet në drejtim të lagjes
Prishtina e Re”.

Por, as komuna nuk e pranon se kjo rrugë ka mbetur në këtë gjendje për fajin e saj.

 Grafika, Halil Fejziu, Drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës
“Komuna e Prishtinës ka projektuar unazën e brendshme në vitin 2010 dhe kjo pjesë është trajtuar me një mbikalim të rrugës me Unazën, mirëpo Ministria e Infrastrukturës ka ndryshuar këtë lidhje të Rrugës magjistrale me Unazën me dy rrathë në formë të nr.8 ku Projektuesi i Versionit të unazës këtë vit ka planifikuar lidhjen e unazës me këtë rreth të Ministrisë së  Infrastrukturës”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments