Një grup i krijuar së fundi ku bëhet thirrje për bojkotim të produkteve serbe po rritet me të madhe në rrjetin social Facebook.
Ai është krijuar nga disa përdorues nga Kosova të cilat kërkojnë që produktet serbe të mos blihen më në tregun e Kosovës.
Grupi, që quhet “Mos bli prodhime serbe”, është rritur shumë kohët e fundit dhe ka mbledhur afër 30 mijë mbështetës.
Tutje, aty kërkohet që të promovohen sa më shumë prodhimet vendore.