Wednesday, January 22, 2025
HomeLajmeKosovaPas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, ja sa ankesa janë dorëzuar...

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, ja sa ankesa janë dorëzuar në PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli një ditë më parë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

 

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë deponuar dy ankesa.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, ka thënë për Indeksonline se janë paraqitur dy ankesa për komunën e Prizrenit dhe Kllokotit.

Pas përfundimit të afatit të ankesave, KQZ-së do t’i hapet rruga për të certifikuar rezultatin në komunat ku u zhvillua balotazhi më 14 nëntor.

Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë javës së ardhshme në disa komuna pritet të nisin edhe zyrtarisht punën disa nga kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet lokale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments