Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaShpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk përfshihet Dragashi

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk përfshihet Dragashi

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 20 komuna që garuan në raundin e dytë.

 

Në rezultatet përfundimtare nuk u përfshi komuna e Dragashit, aty ku PZAP anuloi dje votat nga diaspora.

Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në PZAP sa i përket shpalljes së rezultateve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se Dragashi s’është përfshirë pasi për rezultatin e kësaj komune ka ankesë në Supreme.

“KQZ mund t’i shpall rezultatet për 20 komuna përjashtuar Dragashin, dje të premten PZAP ka marrë vendim për apelin e paraqitur që i takon komunës së Dragashit dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme”, Radoniqi.

Kësisoj, PDK ka fituar në tetë komuna: Mitrovicë, Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Mitrovicë, Skenderaj, Han i Elezit dhe Ferizaj.

LDK ka fituar shtatë komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Istogun, Vitinë, Junikun, Pejën e Lipjanin.

AAK në pesë komuna: Suharekë, Deçan, Gjakovë, Klinë e Rahovec.

VV ka fituar në katër komuna: Shtime, Gjilan, Podujevë dhe Kamenicë.

Ndërsa Nisma ka fituar Malishevën.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi për Dragashin, pasi që nëse Supremja merr vendim që lë në fuqi vendimin e PZAP-it, kjo komunë do t’i takojë PDK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments