Tuesday, November 26, 2024
HomeLajme‘800 mijë lekë rroga e një peshkatari’, Rama: Po na vijnë punëtorë...

‘800 mijë lekë rroga e një peshkatari’, Rama: Po na vijnë punëtorë nga Turqia dhe Egjipti

Kryeministri Edi Rama deklaroi mëngjesin e sotëm se rroga më e ulët e një peshkatari në Shqipëri është 800 mijë lekë.

 

Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për peshkimin, kreu i qeverisë nënvizoi se tregu shqiptar ka nevojë për punëtorë peshkimi dhe se vijnë për të punuar njerëz nga Turqia dhe Egjipti.

“Të gjithë kanë nevojë për punëtorë peshkimi. Vijnë nga Turqia për të punuar këtu në Shqipëri, vijnë nga Egjipti. Ata me diploma Kristali thonë nuk ka punë”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se sektori i peshkimi në Shqipëri është bërë faktor në tregun e Evropës Veriore, teksa nënvizoi se janë rritur me 239% eksportet.

Rama sqaroi se për herë të parë do të jetë Ministria e Bujqësisë që do të financojë, do të jetë një financim të drejtpërdrejtë për këto që thotë që unë dua të riparoj anijen.

“Do të japë jo kredi, lekë në dorë, jo mbështetje, ti do vesh pjesën tjetër. Fondi i Garancisë Sovrane që ka vënë qeveria për Bujqësinë dhe Peshkimin duhet të vihet në lëvizje. Këta kur të shkojnë të marrin kredinë në bankë ta marrin nëpërmjet fondit”, përfundoi kreu i qeverisë.

Rama nuk kurseu as kritikat për zv.ministrin Roland Kristo në lidhje me punën dhe masat e marra për këtë sektor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments