Dy persona në Shtime kanë përfunduar dje të therur me thikë.
Në lidhje me rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer aktin pas një fjalosje verbale që ka pasur me viktimat.
Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.