Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeBE-ja do t’i bëjë bashkë dy armiqtë e përbetuar, Aliyevin e Pashinianin

BE-ja do t’i bëjë bashkë dy armiqtë e përbetuar, Aliyevin e Pashinianin

Bashkimi Evropian ka njoftuar se Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do të takohen në Bruksel muajin e ardhshëm për të diskutuar rreth përleshjeve në kufi dhe avancimin e diplomacisë.

“Udhëheqësit janë pajtuar që të takohen në Bruksel për të diskutuar për situatën rajonale dhe për rrugët e tejkalimit të tensioneve për një Kaukaz Jugor të begatë e të qëndrueshëm, që BE-ja e përkrah”, tha një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Takimi mes dy rivalëve të ashpër është planifikuar për datën 15 dhjetor si pjesë e samitit të BE-së për Partneritetin Lindor në Bruksel, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express. Njoftimi për këtë takim erdhi pas bisedave telefonike që Michel zhvilloi me dy udhëheqësit.

“Gjatë bisedave telefonike, udhëheqësit armen e azer gjithashtu u pajtuan që të formojnë një linjë për komunikim të drejtpërdrejt, në nivelin e Ministrive të Mbrojtjes, që të shërbejë si një mekanizëm për parandalimin e incidenteve”, tha BE-ja.

Dy takimet e kaluara pas luftës mes dy udhëheqësve të ish-republikave sovjetike janë zhvilluar në Moskë me pjesëmarrjen edhe të presidentit rus, Vladimir Putin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments