Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBrenda javësh në Kosovë edhe doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19

Brenda javësh në Kosovë edhe doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19

Javët e fundit ka rënë interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar. Në Kosovë me dy dozat nuk janë vaksinuar as gjysma e popullsisë. Në shtetet e tjera ka filluar të aplikohet edhe doza e tretë e vaksinës. Ministria e Shëndetësisë sërish u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

Doza e tretë së shpejti pritet të aplikohet edhe në vendin tonë. MSH ka njoftuar se përparësi për dozën e tretë personat që nuk kanë krijuar imunitet të mjaftueshëm me dy dozat, të moshuarit si dhe profesionistët shëndetësorë por duke mos përjashtuar edhe kategoritë e tjera.

‘Doza përforcuese e vaksinës kundër Covid-19 dhe doza e tretë do të jepen së shpejti, me gjasë nga fundi i këtij muaji ose fillimi i dhjetorit. Ka qytetarë të interesuar për këto doza’, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Se doza e tretë është e nevojshme e thotë edhe infektologu Ilir Tolaj. Sipas tij, barra për mosinteresim të qytetarëve për vaksinim bie te Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK’ja të cilët nuk shfrytëzuan kohën kur interesimi ishte i lartë për të lejuar vaksinimin pa termin dhe ekipet mobile.

‘Doza e tretë e vaksinës ka qëllimin për me ngrit nivelin ekzistues të imunitetit i cili është krijuar qoftë me vaksinat paraprake, qoftë në mënyrë natyrore në mënyrë që organizmi të jetë më i mbrojtur rreth varianteve ekzistuese dhe eventualisht varianteve që do të mund të shfaqeshin në të ardhmen’, tha Tolaj për RTK’në.

Dozë përforcuese është ajo që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar, për t’i ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes që mund t’i ketë rënë me kalimin e kohës.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments