Dje është mbajtur Konferenca e XII-të Ndërkombëtare “Kthesa Hapësinore në Filozofi” në ambientet e Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Konferenca e organizuar nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës ka pritur në panel profesorë të huaj, ndër emrat më të njohur në filozofi aktualisht.
Jeff Malpas nga Universiteti i Tasmanisë në Australi mori pjesë në Konferencë me temën “Antropologjia” e Botës: Heidegger, Char, Camus.
Pjesë e Konferencës ishte edhe profesori i Filozofisë Astrit Salihu me temën “Peter Sloterdijk: Spacializimi i Ekzistencës”.
Gjithashtu, Jonathan Hale nga Universiteti i Nottingham me temën “Sensibiliteti Tektonik në Arkitekturë: Nga Parahumanja te Posthumanja”.
Ardita Byci – Jakupi, profesoreshë në fakultetin e Arkitektures dhe Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës mori pjesë në Konferencë me temën “Dimensioni mendor dhe shpirtëror i vendit – një qasje fenomenologjike në arkitekturë dhe urbanizëm”.
Studentja e Universitetit të Leuvenit në Belgjikë, Gjiltina Isufi mori pjesë në konferencë me temën “Hapësira e brendshme dhe vetja: Në kërkim të Foucault tek Rue de Vaugirard”
Pjesë e panelit të tretë ishte Luka Janes, profesor në Universitetin e Zagrebit me temën “Karakteri Hapësinor I Trupit të reflektimi i përpjekjeve psikopatologjike te Merleau-Ponty.
Arianit Buqinca nga Instituti Albanologjik i Prishtinës foli për “Hapësirën e vendbanimeve dhe fiseve antike pararomake në Evropën Juglindore”.
Graham Harman nga Instituti i Arkitekturës Californinë Jugore mori pjesë në Konferencë me temën “Hapësira dhe Arkitektura në Ontologjinë e Orientuar kah Objekt”.
Konferenca është mbajtur në formën hibride, fizike dhe virtuale, dhe ishte e hapur për pjesëmarrje për të gjithë të interesuarit.
Tematizimi i temës së Hapësirës në Filozofi e inspiruar nga filozofi francez Michel Foucault i cili këtë epokë e quan si Epoka e Hapësirës bëri bashkë shumë emra të spikatur të mendimit filozofik mbi Hapësirën.