Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVuçiq i përgjigjet politikanit serb që e cilësoi Kosovën si shtet: S’e...

Vuçiq i përgjigjet politikanit serb që e cilësoi Kosovën si shtet: S’e lejojmë poshtërimin e serbëve

Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Zoran Lutovc, në kritikën e tij ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq tha se ai [Vuçiq] po ndikon në jetën e vendeve të tjera me listat e tij serbe.

Kjo deklaratë e Lutovc u mor si njohje e shtetit të Kosovës dhe sot përgjigje i dha edhe Vuçiq, i cili tha se “poshtërimi i Listës Serbe në fakt është më i keq – është poshtërim i popullit tonë në Kosovë”.

“Është detyra jonë të luftojmë për popullin dhe vendin tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne e kemi edhe Kushtetutën e vendit tonë, por kemi edhe interesat e popullit tonë, me rëndësi është që të luftojmë për ta”.

Ai gjithashtu tha se është e papranueshme të nënçmohet Lista Serbe dhe se këtë nuk mund ta pranojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments