Ftesa për Kosovën kishte ardhur më vonë se sa ndaj shteteve tjera. Po ashtu, ftesa ka ardhur vetëm për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e jo kryeministrin. Osmani kishte viziuat SHBA-në së fundi dhe kishte pasur spekulime që Kosova është ftuar vetëm pas kësaj vizite, por Çitaku mendon ndryshe.
“Data e ftesës është me 9 nëntor. Tani unë nuk dua të spekuloj pasi nuk jam analiste, por kjo ishte para që Osmani të vizitonte SHBA-në”, thotë ajo në emisionin dPt te Fidani.
Tutje ajo shtoi se nuk e ka rëndësi se kujt i ka ardhur ftesa, Presidentes apo kryeministrit, pasi që me rëndësi është që po përfaqësohet shteti ynë.
“Ftesa për Samit i erdhi Kosovës, s’ka rëndësi se kush u ftua, presidentja apo kryeministri”, shtoi Çitaku.
Çitaku po ashtu tha se Kosova është ndër shtetet më demokratike në rajon.