Sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen.
I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.
Rastet e dëmtimeve dhe vjedhjeve nga shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi këto shtëpi janë të pabanuara, mirëpo policia falënderon qytetarët të cilat raportojnë rastet e
dyshimta dhe, vazhdimisht monitoron dhe kontrollon lokacione të caktuara duke siguruar dhe mbrojtur pronën e qytetarëve.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime.