Monday, November 25, 2024
HomeBotaVala e katërt, Komisioni për COVID në Austri pajtohet për mbyllje totale

Vala e katërt, Komisioni për COVID në Austri pajtohet për mbyllje totale

Autoritetet austriake kanë vendosur rregulla të reja më të ashpra për të ndihmuar vendin të kalojë valën e re të Covid-19 dhe për të shmangur mbingarkesën e spitaleve. Aktualisht po mendohet për bllokim total, pavarësisht se në fuqi ekziston karantina për të pavaksinuarit.

Aktualisht, ata që duan të hynë në Austri duhet të kenë një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe prezantimin e një testi negativ.

Megjithatë, megjithëse rastet janë rritur, masat do të shtrëngohen edhe më shumë.

Kjo nënkupton se nga 22 nëntori, kur hynë në fuqi masat e reja, testet e shpejta dhe ato të antitrupave nuk do të vlejnë për të hyrë në Austri. Vetëm testet negative PCR dhe certifikatat e vaksinimit do të merren parasysh.

Presioni ndaj qeverisë së Austrisë për të vendosur bllokimin e plotë për shkak të përhapjes së Covid-19 u rrit të enjten pasi pjesët më të goditura thane se do të miratonin masa të tilla për territoret e tyre për shkak të rritjes së infeksioneve. Aktualisht në Austri është në fuqi izolimi për të pavaksinuarit.

Rreth 66 për qind e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Europën Perëndimore.

Guvernatorët e Austrisë do të mbajnë takim të premten me kancelarin Alexander Schallenberg dhe ministrin e shëndetësisë Wolfgang Mueckstein.

Komisioni për Covid-19 është gati për të aprovuar mbylljen totale.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Austria ka raportuar 15,145 raste të reja të infeksionit vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments