Pas 29 ditësh është mbajtur seanca e rregullt në Kuvendin e Kosovës, ku kishte përplasje të forta mes pozitës e opozitës.
Kjo zile e Kuvendit të Kosovës nuk u dëgjua që nga 19 tetori.
U deshtën të kalojnë 29 ditë, për t’u mbledhur përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovë në një seancë të rregullt.
E punimet e kësaj seance u hapën me disa këshilla nga kryekuvendari.
Gazsjellësi u bë kryetemë edhe gjatë kësaj seance plenare, ku edhe solli përplasje të ashpra në mes pozitës dhe opozitës.
Ramush Haradinaj nuk u pajtua me një deklaratë të Mimoza Kurari – Lila, ku sipas tij e prishi edhe diskutimin në Kuvend.
E me një ton më të ashpër Haradinajt iu kundërpërgjigj, shefja e grupit parlamentar të VV-së.
Por përdorimi i fjalës e “futme” e hutoj kryetarin e AAK-së, i cili u shpreh se nuk i kujtohet se e ka përdorur këtë fjalë.
Me Ramush Haradinajn u morr edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila mes tjerash tregoj edhe nivelin e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së.
E deklarimet e sotme të ministres Rizvanolli, kryeministri i vendit mendon se do t’iu shërbejnë si mësime studentëve duke iu referuar deputetëve sipas tij.
Buzëqeshja e kryeministrit Kurti nuk i pëlqeu një deputeti të opozitës, i cili iu drejtua edhe me një pyetje shefit të Qeverisë.
E kur shefi i grupit parlamentar të PDK-së kërkoj edhe një herë fjalën, kryetari i Kuvendit me shaka e pyeti se a do flasë përsëri për komuna.
Punimet në Kuvend, kanë vazhduar edhe gjatë pjesës tjetër të ditës.
Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.