Louis van Gaal ka zbuluar se si gruaja e Thomas Muller e bllokoi gjermanin që të transferohej te Manchester United në verën e vitit 2015.
“Djajtë e Kuq” ishin shumë të interesuar për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës, me trajnerin holandez Van Gaal që dy herë u përpoq të nënshkruante një lojtar me të cilin ai punoi gjatë kohës së tij si trajner i Bayern Munichut nga 2009-2011.
Tani gazeta gjermane ‘BILD’ ka zbuluar pse lëvizjet nuk u materializuan, me Van Gaal që deklaroi se gruaja e Muller-it, Lisa – një garuese kampione – nuk ishte e hapur për një transferim jashtë vendit, pavarësisht se United ofroi 84 milionë funte për sulmuesin.
Van Gaal tha për përfshirjen e Lizës: “Në vitin 2015 do të kishte qenë e mundur nëse gruaja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit.
Të paktën kjo ishte arsyeja që Thomas i dha ndihmësit tim Marcel Bout, i cili kishte pasur të gjitha bisedat me të, se pse transferimi ishte refuzuar.
United i kishte ofruar më shumë se 100 milionë euro Bayernit në vitin 2015 dhe vetë lojtarit iu ofrua një pako prej 16 milionë funtesh në vit për t’u transferuar në Old Trafford.
Van Gaal, tani në krye të kombëtares së Holandës për herë të tretë në karrierën e tij, deklaroi gjithashtu se United shkoi për Muller një vit më parë.
Për refuzimin e parë, ai thotë: ‘Në vitin 2014 bordi i drejtorëve të FC Bayern ishte këmbëngulës (në refuzimin e interesit të United).’
Që atëherë, Muller ka vazhduar të rinovojë dy herë marrëveshjen e tij në Allianz Arena dhe ai aktualisht ka një kontratë me klubin deri në verën e vitit 2023.
Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve – në 2013 dhe 2020 – dhe ka fituar 10 tituj të mahnitshëm të Bundesligës.
Muller dhe gruaja e tij kanë gjithashtu një biznes anësor të suksesshëm ku shesin spermë kuajsh në internet, me fermën e tyre të mbarështimit të quajtur ‘EU Insemination Station’ për vitin 2021.