Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaShoqata e Bankave reagon pas sulmit me armë ndaj kombit që transportonte...

Shoqata e Bankave reagon pas sulmit me armë ndaj kombit që transportonte para

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas grabitjes së veturës që transportonte para në rrugën Gjilan-Prishtinë.

 

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon sulmin ndaj transportuesit të mjeteve financiare dhe kërkon zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

“Vlerësojmë se situata e deritanishme e sigurisë ka qenë e qetë, megjithatë ky incident i sotëm tregon rëndësinë dhe nevojën që institucionet e sigurisë të jenë vigjilente në këtë fundvit, pasi që rastet e sulmeve të tilla kanë prirje të rriten në prag të festave të fundvitit. Me qëllim të krijimit të një klime dhe ambienti sa më të sigurt, konsiderojmë se është e nevojshme që të ketë kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Bankave.

“Andaj, i bëjmë thirrje të gjitha organeve të sigurisë për ngritje të nivelit të gatishmërisë në parandalimin e këtyre rasteve të rrezikshme që mund të jenë me pasoja të mëdha për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të reagimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments